Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në ambientet e kryeministrisë një takim me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla dhe disa deputetë të Partisë Socialiste.

Gazeta Panorama.al mëson se në takim kanë qenë edhe Damian Gjiknuri, Bledi Çuçi, Toni Gogo dhe Klotilda Bushka.

Takimi ka zgjatur rreth një orë, ndërsa mësohet se një nga temat e diskutimit ka qenë edhe ndryshimet në Kodin Penal për sigurinë në shkolla.

Njëkohësisht temat e nxehta të momentit në arenën politike shqiptarë janë bllokimi i Kuvendit nga opozita, thirrja e Berishës për të dëshmuar në gjykata për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, por edhe organizimet brenda Partisë Socialiste.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re