Skip to content

Rama mbledh në Tiranë kryebashkiakët, zbulohet tema e diskutimit

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot kryebashkiakët në Tiranë.

Takimi do të zhvillohet nga ora 10 e 30 deri në orën 14 e 30 në Pallatin e Kongreseve, dhe do të mbahet pa praninë e mediave.

Burime bëjnë me dije për Fax News se mbledhja realizohet në kuadër të përgatitjes dhe mirëmenaxhimit të sezonit veror.

Në këtë mbledhje fokus të veçantë pritet ta ketë dhe përcaktimi i objektivave për zgjedhjet e ardhshme vendore që pritet të mbahen pranverën e ardhshme.

Rama vazhdimisht është treguar kritik me drejtuesit e zgjedhur socialist në pushtetin vendor, dhe përgjatë çdo takimi ka lënë detyra që duhet të përmbushen prej tyre.

Sipas tij të zgjedhurit socialist duke përfituar nga mungesa e kundërshtarëve përballë, janë larguar gjtihnjë e më shumë nga shqetësimet reale të qytetarëve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë