Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të OSBE-së, po zhvillon Konferencën Vjetore të Sigurisë 2020. Nga zyra e tij në Tiranë, Rama tha se shpreson të shohë përparim të mëtejshëm në Ukrainë.

Rama ka pasur kritika për vendet anëtarë të OSBE, ndërsa i ftoi të kontribuojnë realisht për të siguruar që themelet e sigurisë së përbashkët të kësaj organizate të mos goditen.

“Këto arritje s’duhet të na ushqejnë me shpresë të rreme, jo gjithçka shkon mirë në OSBE. Kur shohim korrpusion, këto themele goditen, bashkëpunimi ynë po dështon për shkak të mungesës së besimit.

Ky besim mungon për shkak të të çarave në dialogun tonë e shpërfilljes së qartë të parimeve të angazhimeve tona. Kjo po prek themelet e sigurisë së përbashkët të organizatës sonë“, tha Rama.

Sipas shefit të qeverisë, duhet angazhim i përbashkët dhe është koha për ndryshim tani.

“Pa repsektuar atë që kemi ndërmarrë bashkë e pa angazhim për të bashkëbiseduar s’mund të shpresojmë e jo më të presim të nxirret një Europë me stabël dhe më e sigurtë.

Është e qartë shumë për mua dhe e qartë për të gjithë ju që kemi nevoje për ndryshim dhe kemi nevojë për ndryshim tani. Shoh një mungesë vullneti mes ne shteteve anëtarë për të reflektuar e pranuar përgjegjesitë për situatën e sigurisë aktuale.

Shoh mungese imagjinate për të sjellë ndryshim. Në të kundërt për fat të keq po vijon një kulturë kush herë kritikon aksionet e njëri tjetrit.Duhet të bëjmë përpjekje sa më të mirëfillta për të filluar të mendojmë ndryshe.

Le të jemi më kurajozë e të propozojmë e diskutojmë hapur, të përballemi hapur me njëri tjetrin për mënyrën si mund të punojmë për përmirësimin e gjërave, të ndërtojmë më shumë stabilitet dhe në mënyrë të hapur të të shikuarit gjërat përmes dialogut, si mund ta drejtojmë OSBE drejt rrugës për tu mëkëmbur”.

KRYESIMI I OSBE NGA SHQIPËRIAKryeministria – Fjala në Konferencën Vjetore të Rishikimit të Sigurisë 2020

Publiée par Edi Rama sur Mardi 23 juin 2020

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re