Pas disa shtyrjesh, sa prej pandemisë dhe sa prej vetë organizimit të socialistëve, PS mban pasditen e sotme mbledhjen e saj të Asamblesë, e cila do të zhvillohet tek amfiteatri i Liqenit Artificial.
Mbledhja do të zhvillohet në Amfiteatrin e Liqenit Artificial në orën 15:30, ku pritet të jenë të pranishëm 350 anëtarët e PS-së, të cilët do të jenë të detyruar të mbajnë maska, si dhe të respektojnë rregullat e tjera anti covid.
Në pjesën e parë të takimit, do të jetë kryeministri dhe njëherësh kreu i PS-së Edi Rama, ai që do të mbajë fjalën hapëse, dhe më pas do të bëhet dhe zgjedhja e organeve drejtuese të PS.
Mbetet për t’u parë nëse Rama do të komunikojë ndryshime në qeveri, të cilat përfliten e përfliten prej muajsh, e në rast se kjo ndodh, padyshim që basti më i sigurt, është shkarkimi i Sandër Lleshajt. Ky i fundit edhe vetë ka dhënë sinjale tërheqjeje, duke thënë se nuk mund të ketë poste të përjetshme, ndërkohë që më herët është hequr dhe nga drejtimi politik i qarkut të Lezhës.
Axhenda e Asamblesë së PS-së
Pjesa e parë
Hapja e mbledhjes.
Fjala e Kryetarit të Partisë dhe Kryeministrit, Edi RAMA.
Propozimi dhe zgjedhja e organeve drejtuese të Partisë.
Pjesa e dytë
Projekt-Rregullore për organizimin dhe zhvillimin e fushtaës ”Zgjidh deputetin tënd”;
Miratimi i Librit të Rregullave të Partisë:
Projekt -rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i AK të Partisë” ;
Projekt- rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Kryesisë së Partisë”;
Projekt-rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Sekretariatit Ekzekutiv të Partisë”;
Projekt-rregullore: “Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës”;
Projekt-rregullore: “Kryefinancieri dhe Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare të Partisë”;
Projekt-rregullore: “Strukturat organizative vendore të Partisë”;
Projekt-rregullore: “Grupi i këshilltarëve socialistë në bashki”;
Projekt-rregullore: “Strukturat elektorale vendore”;
Projekt-rregullore: “Kodi i Etikës në Parti”;
Projekt-rregullore: “Kodi i Zgjedhjeve në Parti”;
Projekt-rregullore: “Votëbesimi në parti”;
Projekt-rregullore: “Marrëdhëniet e partisë me Organizatat e tjera”;
Projekt-rregullore: “Dokumentacioni në parti dhe administrimi i tij”;
Mbyllja e mbledhjes.
Shënim: E detyrueshme mbajtja e maskës nga pjesëmarrësit në mbledhje
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
