Sot dhe nesër (9-10 janar), kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë në Shëngjin për të kaluar në ‘filtër’ punën e ministrave përgjatë vitit 2023.

Mësohet se në mbledhjen dyditore do të marrë pjesë dhe Blendi Gonxhaj, drejtuesi i ministrisë së re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ministra, drejtues politikë të qarqeve, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryetarët e komisioneve parlamentare, dhe një sërë drejtuesish të institucioneve publike do të jenë të pranishëm në këtë mbledhje.

Është Rama ai që do të mbajë fjalën e tij para kabinetit qeveritar, ndërsa mësohet se do të flasin dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Bledi Cuçi dhe Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi.

Të mërkurën parashikohet të ketë diskutime mbi objektivat dhe sfidat e vitit 2024.

Ende nuk dihet nëse do të ketë ndryshime të tjera në qeveri, pas lëvizjes së bërë dje nga Rama, i cili njoftoi krijimin e ministrisë së re, duke larguar kështu Elva Margaritin, e cila drejtonte dikasterin e Kulturës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re