Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot, 17 mars Asamblenë e Partisë Socialiste. Mbledhja do të zhvillohet në ambientet e “Hotel Melia” në Durrës.

Sipas agjendës, Asambleja do të nisë punimet me fjalën e kryesocialistit Edi Rama për të vijuar me paraqitjen e raportit nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, “Mbi zbatimin e detyrave të Asamblesë për rienergjizimin e partisë dhe anëtarësimet e reja”.

Agjenda parashikon miratimin e Projekt Udhëzimit “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti”dhe Projektin mbi kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të Kongresit të partisë, bashkëkryetarët e degëve të PS dhe të organizatave socialiste.

Zgjedhjet në strukturat socialiste do të zgjasin deri më 15 Prill, ndërsa Kongresi i PS-së parashikohet të mblidhet në Qershor të këtij viti.

AGjENDA

1.Fjala e Kryeministrit Rama

2.Blendi Klosi për zbatimin e detyrave të Asamblesë kombëtare të PS për rienerrgjizimin e partisë, korigjimin e mangësve të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja

3.Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara

4.Miratimi i projekt udhëzimit “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti”

5. Miratimi i projekt-udhëzimit “Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të NJA”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re