Skip to content

Rama mbledh të hënën grupin parlamentar, zbardhet axhenda

1776683024 edirama

Kryeministri Rama mbledh të hënën në orën 11 grupin parlamentar të PS dhe ministrat në Pallatin e Brigadave.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=130&loc=https%3A%2F%2Fshqiptarja.com%2Flajm%2Frama mbledh te henen ministrat dhe grupin parlamentar raportojne ministri hoxha dhe kryenegociatorja dhuka&referer=https%3A%2F%2Fshqiptarja

Report tv mëson se gjatë mbledhjes së zgjeruar pritet të raportojnë për procesin e integrimit Evropian Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka. Raportimi i Hoxhës e Dhukës do të përqëndrohet kryesisht tek Kapitulli 24: Drejtësia, Liria dhe Siguria.

Mbledhja vjen në një kohë kur qeveria ka dorëzuar në kuvend raportin për ecurinë e procesit të anëtarësimit e ndërsa Shqipëria pret miratimin e pikave të ndërmjetme IBAR për të vijuar me mbylljen e kapitujve.