Kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë sapo të mbërrijë sot në Tiranë.
Kryeministri do të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme me të gjithë ministrat e kabinetit rreth orës 00:00, kur pritet të mbërrijë në kryeqytet.
Shefi i qeverisë anuloi vizitën që kishte programuar në SHBA, ku do të merrte pjesë në një forum të OKB, Organizata e Kombeve të Bashkuara, pas njoftimit se Shqipëria u godit nga një tërmet 7.5 ballë, më i forti i 30 viteve të fundit.
Ai u nis nga Frankfurti drejt Tiranës, dhe pritet të mbërrijë për të parë situatën në vend.
