Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka nisur puna për mbrojtjen e vijës bregdetare.

 

Në një postim në “Facebook”, kreu I qeverisë shprehet se të gjitha institucionet dhe strukturat e shtetit do të përfshihen në zbatimin e ligjit të ri për vijën bregdetare nga ku do të kryejnë operacione e verifikime në terren me qëllim për t’u ofruar qytetarëve një Shqipëri turistike me plazhe të lira.

 

Kreu I qeverisë deklaron gjithashtu se në javët në vijim do të bëhen publike dhe 12 mijë e 132 fotografitë e para në lidhje me krijimin e një pasqyre dixhitale që do të prodhojë të gjitha të dhënat e nevojshme për pronësinë publike apo private me qëllim shmangien e abuzimeve.

 

“KA NiSUR PUNA… për Vijën Bregdetare 2020. 12 mijë e 132 fotografitë e para, të cilat mbulojnë 180km bregdet me plazhe dhe mbi 30 mijë të tjera, që do t’u bashkangjiten në javët në vijim, përbëjnë pasqyrën digjitale të reformës së nisur për kontrollin, mbrojtjen dhe zhvillimin e Vijës sonë Bregdetare. Kjo pasqyrë digjitale, e cila do të përditësohet vijimësisht, do të prodhojë të gjitha të dhënat e nevojshme për pronësinë publike a private, ndërtimet abuzive, aktivitetet hoteliere dhe njësitë e shërbimit (bashkë me statusin e tyre juridik e tatimor), hotspotet mjedisore, monumentet e kulturës e zonat e mbrojtura. Të gjitha institucionet dhe strukturat të shtetit, të cilat do të përfshihen në zbatimin e Ligjit të ri për Vijën Bregdetare, do ta përdorin këtë pasqyrë për planifikime, verifikime dhe operacione në terren, në funksion të qëllimit për t’u ofruar qytetarëve një Shqipëri turistike shumë më cilësore; me plazhe të lira, shërbime publike të aksesueshme dhe shërbime tregtare të formalizuara, mjedis të mbrojtur e zhvillim të qëndrueshëm të infrastrukturës së mikpritjes.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re