Skip to content

Rama “mburret” për shërbimet online: Presidenti italian sot mori certifikatën online, ne kemi vite, të gjitha dokumentet për kadastrën do jenë online

Kryeminsitri Edi Rama mori fjalën i pari në seancën plenare të Kuvendit gjatë ditës së sotme. Çështja e diskutimit lidhet me Projekt-Buxhetin e vitit 2022, për të cilin Rama po parashtron të gjithë pikat që përmban.

Ndër të tjera, kryeministri bëri edhe një krahasim me Italinë duke sjellë në vëmendje se kryeministri italiën kishte marrë ditën e sotme një certifikatë online krahasuar me vendin tonë që sipas Ramës ka vite që operon në këtë formë me certifikatat online.

Gjatë prezantimit, ai u kujdes të theksonte se do të bëhej një lloj digjitalizimi i vendit duke u mbështetur në dronët inteligjentë dhe në satelitët që vendi ynë do të ketë në hapësirë, duke shtuar se këto do të ndihmonin në identifikimin e krimeve ndaj mjedisit dhe shkeljeve të ndryshme që mund të bëhen.

Kryeministri Edi Rama në Kuvend:

Sot ishte lajm në të gjitha mediat italiane vajtja e presidentit të Italisë për të tërhequr certifikatën online. Ndërkohë debate, sot po ashtu ishte lidhur me faktin që ende shërbime të ndryshme nuk mund të ofrohen për shkak të mos veprimit të bazave të të dhënave. Kjo për ne është histori tashmë se jo vetëm certifikatat janë online prej vitesh por me 31 dhjetorin e këtij viti mbyllen online të gjithë procedurat për dokumenta do të mbyllen online, pa pasur nevojë për të shkuar fizikisht për shembull për të dhënë shenjat e gishtave.

Ndërkohë platforma e baskëqeverisjes ka kaluar në Kuvend dhe është ligj sot duke e cuar në nivel tjetër të gjithë rrjetin tradicional të komunikimit me qytetarët. Thelbi është që cdo shtet që nga shtetet më të zhvilluara kanë tradicionalisht zyrat e marrëdhënieve me publikun. Këto janë zyra të cilat në pjesën më të madhe, platform I ka cuar marrëdhëniet në nivelin online duke siguruar edhe një lloj kontrolli ndaj të gjithë administratës në raport me ligjshmërinë apo me qytetarët të cilët adresojnë ankesa apo ide të tyre. Duke garantuar një bazë mbi të cilën edhe njësa anti-korrupsion e Ministrisë së Drejtësisë ka hyrë në një fazë të re. Ajo cfarë ne do garantojmë është që të sigurohet jo vetëm mbyllja përfundimtare e të gjitha sporteleve në Shqipëri të cilët shkaktojnë takime dhe rradhë të gjata ku administratorët publikë shpesh mund të hyjnë në marrëdhënie rryshfeti. Por duke garantuar që disa të dhëna të nevojshme të merren në mënyrën online. Kadastra digjitale është në process të avancuar. E dimë se cfarë plage është për shtetin dhe qytetarët prej dekadash tashmë pjesa e marrjes së dokumenteve të pronësisë. Edhe kadastra do të mund të aksesohet përmes telefonit, kompjuterit dhe pa qenë nevoja për t’u paraqitur në sportele.

Qoftë me satelitët apo me dronët inteligjentë do të kemi mundësi tëidentifikojmë të gjithë ngjarjet kriminale që ndodhin me mjedisin në vendin tonë, që nga ndotja deri tek ndërtimet pa leje dhe në aspekte të tjera. Pa lënë mënjanë edhe luftën kundër krimit ku do të bëhet e mundur identifikimi i elementëve kriminalë. Jemi në kushtet kur kemi gati njërën pjesë dhe do të kalojmë edhe në pjesën tjetër që është shtrirja e kamerave inteligjente nëpër të gjithë akset rrugore në vend.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb