Kryeministri Edi Rama ka mbyllur fushatën elektorale në Shkodër ku ka vlerësuar figurën e Benet Becit.

 

Në fjalën e tij Rama tha se Beci është kandidati ideal për kryeqendrën e veriut, teksa shtoi se ai e ka vlerësuar atë për shkak të punës që ka bërë, teksa u bëri thirrje shkodranëve që në 14 maj të mos votojnë më për “të vjetrën”.

 

“Këtë herë kemi vendosur me shumë kujdes, sepse jemi menduar gjatë që çfarë mund t’i ofrojmë ne Shkodrës, si reflektim, por edhe si mundësi dhe çfarë mund t’i ofrojmë ne Shkodrës, që edhe ata që kanë atë fiksimin historik që nuk e ndërrojnë votën, në kushtet kur realisht nuk ia vlen të çosh votën kot, të votosh po atë që ke votuar 30 e kusur vite, të mos ndihen të vënë në vështirësi. Sigurisht që, nuk e kam menduar në fillim që do gjenim një kandidat kaq ideal, që të ketë punuar po aq vite me atë tjetrin, që nuk po i përmend emrin, se ky i thotë zoti Berisha, Beneti. Kam punuar me zotin Berisha, thotë, edhe me zotin Rama.

 

E vërtetë është. Ka punuar dhe faktikisht, Beneti me mua ka punuar sepse i kam vlerësuar punën. Në atë lloj xhungle, ka qenë ndër të paktit që dilte me shembull për punën e tij”, theksoi kreu i qeverisë.

 

Shkodra duhet të votojë kuqezi këtë herë, duke votuar për Benetin, theksoi Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re