Kryeministri Edi Rama në një takim në Elbasan ka prezantuar Ligjin e Bashkëqeverisjes dhe se si do të jetë Shqipëria pa sportele në 2022,ndërsa  nuk ka kursyer edhe batutat.

Teksa argumentonte se si do të hiqen sportelet për të shmangur korrupsionin në administratë, Rama përmendi sërish faktin se nuk ka patentë.

“Nëse Edi Rama ka aplikuar për patentë makine, gjë që nuk kam për ta bërë asnjëherë me thënë të drejtën sepse nuk jam i zoti të ngas makinë, plus kam edhe këmbët e gjata dhe shumë e ngatërruar.

Nëse aplikoj tek drejtoria e transporteve po them kot se nuk di fare si merret patenta dhe më duhen edhe 7 dokumenta të tjera. Këta të drejtorisë së transportit që duhet të më japin mua patentën nuk do të më shikojnë me sy mua por do të punojnë aty që edhe ato 7 dokumentat e tjera që duhet tja u coj unë do ti marrin ata për mua.

Pra cdo qytetar do të jetë rehat nuk do të ketë përballë fytyra nga më të ndryshmet se bëjnë sikur u dhemb koka, sikur do ti japë fëmijës qumësht, sikur i ka vdekur vjehrra për herë të 9-të dhe të thonë hajde nesër dhe pasnesër dhe kuptohet se duhet ti japësh lekë sepse nuk të japin shërbim”, tha Rama ndër të tjera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re