Menjëherë pas mbledhjes së qeverisë kryeministri Edi Rama është nisur me një avion charter drejt Torinos.
 
Ndërkohë deputeti i PD-së, Edi Paloka shkruan në Facebook se kryeministri Edi Rama, pasi mbledhjes me ministrat ne Vlore ka mbërritur në Rinas me helikopter dhe prej andej, me një avion charter është nisur drejt Torinos.
 
“Pak minuta më parë, ekzaktësisht me 13.44, kryeministri i vendit me te varfër në Evropë, pasi ka mbërritur në aeroportin e Rinasit nga Vlora me helikopter Cougar është nisur për në Torino me një charter tip Cesna 550, të Serbisë YUBTB. Arsyeja; ndeshja Juventus-Lazio qe zhvillohet ne orën 18.00. Kushdo qe e ka mundësinë, gazetare ose jo, le ta verifikojë”.
 
Rama njihet si një tifoz i Juventusit. E ka demonstruar këtë edhe në të kaluarën. I mbetet kryeministrit dhe zyrës së tij të shtypit që fillimisht të konfirmojë ose të hedhë poshtë këtë pretendim të Palokës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re