Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e Komitetit Shtetëror të Rindërtimit sfida aktualisht është që të gjitha këto kontribute që u mblodhën në konferencën e Brukselit  të bëhen bashkë.

“Ne kemi bërë detyrat e shtëpisë, jemi përpjekur të kuptojmë se si është ndërtuar suksesi apo të kuptojmë përse ka ndodhur dështimi. Për ne kjo është përvoja e parë. Gjëja më e mirë për të bërë ishte të kërkonim ndihmën tuaj, sepse ju do të duhet të garantoni palët tuaj, por po kështu edhe pse mund të sillni këtu mjaft njohur, falë ekspertizës që keni ndërtuar përgjatë viteve në vendet tuaja.

Të gjithë ju erdhët në Bruksel me zemrën plot, e premtuam shumë gjëra të mira. Sfida aktualisht është që të gjitha këto kontribute të bëhen bashkë. Sepse nëse do të llogarisim kontributet për shkollat janë më shumë seç ne kemi nevojë. Na duhet të sigurohemi që kemi atë që duhet, që pjesa tjetër të shkojë diku tjetër. Është shumë e rëndësishme të vendoset bashkarish.

Nuk dua thjesht që paratë e tatim-paguesve tuaj, apo e kontribuuesve tuaj kur bëhet fjalë për organizatat të shpenzohen drejt, por dua përmes këtij komiteti, të garantoj që edhe paratë e tatimpaguesve shqiptarë të shpenzohen në mënyrën e duhur”, tha Rama.

Në takim ishin të pranishëm ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, i BE-së, Luigi Soreca, përfaqësues të qeverisë turke, dhe përfaqësues të vendeve dhe organizatave që dhuruan dhe dhanë fonde për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit, në konferencën e Brukselit ku u mblodhën 1.15 miliardë euro. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re