Ylli Manjani ka reaguar lidhur me deklaratën e ambasadores Yuri Kim. Ditën e sotme Kim ka shkruar në Tëitter se Rama i ka thënë se e ka përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste.

Postimi i Manjanit:

Pra, Toma meqë nuk është i qeverisë, mbetet të jetë i opozitës.

Siç e prisnim, fajin për rregjistrimin e Tij në zgjedhje do ta ketë Luli Basha!!!

Megjithatë dhe për dijeni të zonjës Kim, zoti Tomë Doshi prej 5 vitesh nuk është anëtar i Partisë Socialiste.

Në zgjedhjet e vitit 2017 konkuroi si kandidat i partisë Social Demokrate, parti aleate e zotit Rama.

Mori një mandat nën siglën e kësaj partie në qarkun e Shkodrës dhe ka qenë dhe mbetet mbështetës i qeverisë dhe i zotit Rama.

U shpall non grata nga Departamenti i Shtetit të zonjës Kim, në kohën kur ai nuk ishte më në PS. 

Arsyet publike të shpalljes non grata ishin korrupsion i rëndë me qeverinë e Ramës, se me të Berishës s’del hesapi.

As me qeverinë Amerikane nuk del i korruptuar, se në Amerikë për këto akuza të hedhin hekurat nuk të shpallin nongrata…

Pra nëse këtë informacion të vjetër, Rama ja ka shitur si argument zonjës Kim, kjo e fundit nuk mund të na e servirë dot ne.

Ngjan si lakër e zier dy herë…

Pastaj po të jesh non grata në Amerikë dhe të konkurosh për një parti aleate me atë të Ramës, lejohet regjistrimi në zgjedhje?!

Çfarë llogjike qenka kjo?!

****

Mbetem i mendimit strikt se asnjë ambasador nuk ka në mandat të merret me çështjet e politikës së brendshme të shtetit ku shërben. Ndaj nuk jam pajtuar asnjëherë me deklarimet absurde publike të zonjës Kim.

Por teksa flet, bën mirë të mos flasë kuturu, pa kuptim e pa sens e në injorancë të fakteve që të gjithë punonjësit e ambasadës i dinë.

 Nuk është mirë për ambasadën e një vendi që shqiptarët ende e duan fort.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re