Kryeministri Edi Rama këtë të martë po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët ku në fokus është kriza politike, ekonomia dhe objektivat e qeverisë.

 

Shefi i qeverisë në konferencën e tij për mediat është shprehur se pavarësisht krizës politike dhe protestave të opozitës, në 6 mujorin e parë të këtij viti kemi rritje me 11% të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri krahasuar me një vit më parë.

 

Gjithashtu Rama ka thënë se ekonomia është rritur me 2.21% krahasuar me një vit më parë, ndërsa garantoi se aksioni anti-informalitet do të vijojë deri në fund të mandatit.

 

“Një komunikim për të përmbledhur 6 mujorin e parë të vitit dhe për të nënvizuar disa prioritete shtator 2019-korrik 2020. Duke qenë se ju do të pyesni për politikën, politikën do ua lë ju të pyesni dhe do të fokusohem te qeverisja duke filluar nga ekonomia, që edhe në një situatë jo normale, aspak nxitëse, por frenuese u rrit krahasuar me një vit më parë me 2.21%. Ndërkohë efekti i thatësirës së madhe është ndjeshëm duke pasur parasysh se vjet patëm një vit me shumë reshje dhe mundësi të shtuar për rritjen ekonomike. Të ardhurat kanë pasur një pasojë problematike për shkak të frymës së anti shtetit që ka ndikuar edhe në rritjen e informalitetit, që do të mbetet në fokus. Papunësia është ulur. Borxhi rezulton me një ulje në raport me qershorin e vitit të kaluar, -2.16%”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re