Përpara se të niste t’u kthente përgjigje qytetarëve, në një lidhje të drejtpërdrejtë të transmetuar nga llogaria e tij në Facebook, kryeministri Rama ka adresuar edhe një herë ngjarjen në Mirditë ku djali ka infektuar prindërit.

Duke marrë këtë shembull, Rama thotë që të gjithë duhet ta kuptojmë se çfarë përgjegjësie të madhe mbajmë mbi supe në këtë kohë pandemie.

Më tej gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë thotë se është normale që djali nuk ka shkuar për t’i takuar prindërit me qëllim të keq, por, ai shton se të gjithëve na ka marrë malli për prindërit por kjo nuk duhet të na lejojë të tregohemi të papërgjegjshëm.

Më pas Rama thotë se e ka marrë malli për të ëmën, por nuk mund ta takojë sepse duhet të zbatojë rregullat.

ABC News Albania Live – Kryeministri Edi Rama komunikim me qytetaret

ABC News Albania Live – Kryeministri Edi Rama komunikim me qytetaretPer informacionet me te fundit klikoni: Web: http://Facebook: https://www.facebook.com/Instagram: https://instagram.com/abcnewsalSubscribe kanalin tone ne Youtube: https://www.youtube.com/user/abcalbanian

Gepostet von Abc News Albania am Freitag, 24. April 2020

Edi Rama:

“Një djalë që nuk duhet të lëvizte nga qyteti në qytet pa simptoma, në kundërshtim me rregullat, niset në një zonë tjetër të vendit se e kishte marrë malli për prindërit, dhe dy prindër të moshuar me probleme shëndetësore ai i rrezikon të dy duke i infektuar. Çfarë do të thotë kjo?…Dëgjoj shumë, lexoj shumë dhe ju përgjigjem edhe nganjëherë me ndonjë shpullë në përgjigje për t’ju sjellë disave për jush që thonë broçkulla, por ajo që dëgjoj shpesh është se thonë se dinë vetë të ruhen ndaj duhet të hapemi. Përgjegjshmëria e secilit prej nesh. Pse nuk më ka marrë malli mua për nënën time? Nuk dua unë të shkoj ta takoj atë? Por unë nuk mundem sepse zbatoj rregullin, ky rregull më mbron mua dhe nënën time dhe të gjithë të afërmit e mi. Rregullat në këtë kohë janë për të na dhënë të gjithëve një kornizë sigurie dhe për të përcaktuar një vijë të kuqe që përkufizon qartësisht lirinë tonë…”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re