Kryeministri Edi Rama ka nënvizuar edhe njëherë rëndësinë e respektimit të masave të sigurisë, për të mos u kthyer sërish në fillim, apo për të mos u bërë akoma më keq.

Duke marrë shembull skenarin italian, Rama se nëse do kishim vepruar si Italia sot do kishim 15 mijë të prekur dhe rreth 2 mijë të vdekur.

“Po të marrim modelin italian do kishim 15 mijë të prekur dhe do na kishte sjellë 1995 të vdekur. E di që njeriu nuk ngushëllohet shumë me atë që nuk ndodh. Mund të ndodhë shumë më keq se mund të kishte ndodhur. Ky është fakt. Normaliteti i ri nuk do të jetë si ai që kishim përpara.

Akoma më e rëndësishme është se duhet të kemi një sjellje të re në raport me sigurinë dhe duhet t’i imponojmë njëri tjetrit të gjitha ato kushte për të mos u kthyer aty nga ku ne dolëm deri tani me shumë sukses”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re