Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Riad, ndërsa është pritur në një takim nga princi saudit i kurorës Muhammed Bin Salman.
Shefi i qeverisë përmes një postimi në tëitter, shkruan se në këtë takim me princin ka diskutuar për disa investime të rëndësishme.
“Në Riad me Princin e Kurorës Muhammed Bin Salman, për të diskutuar mbi ecurinë e përgatitjeve të disa investimeve të rëndësishme në turizëm, infrastrukturë dhe kulturë”.