Skip to content

Rama me stafin e ‘Infektivit’: Synojmë të rrisim pagat me 100%

Kryeministri Edi Rama vizitoi ditën e sotme Spitalin Infektiv në QSUT i cili është transformuar në qendër reference kombëtare ekselence për sëmundjet infektive.

 

 

Nga takimi, kreu i qeverisë ‘premtoi’ për stafin e këtij spitali rritje të pagës deri në 100%.

 

 

“Ajo që do të shtoja në fjalët e ministres është që ambicia jonë është që brenda këtij mandati ta çojmë në 100% rritjen e pagës në raport me pikënisjen. Me buxhetin e ri shkojmë në 70%, me ndihmën e Zotit që mos të na sjellë ndonjë tjetër katastrofë që të na detyrojë përsëri që të spostojmë fonde të dedikuara për qëllime të caktuara. Jam i bindur që do të arrijmë ta çojmë në 100% rritjen e pagës për të gjithë ju dhe për të gjithë ata që nuk janë këtu, por që shërbejnë në këtë kompleks.”– tha kryeministri Rama.