“Rama me votat e Ilir Metës ka sjellë këtë katrahurë në drejtësi”/ Basha: Do të merrja një vendim më të fortë nëse do të shpallesha unë “non grata”

Basha-4-770x433-1.jpeg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kryedemokrati Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Real Story” , është shprehur se në rastet kur ka qenë interesi i tij dhe i Sali Berishës gjithmonë ka lënë të prevalojë interesi i tij. Por sipas në këtë situatë nuk është rasti.

Sipas Bashës vendimin për përjashtim e ka marrë pa të voglin hezitim dhe do të merrte një vendim më të fortë nëse do të ishte ai që do të shpallej non grata.

“Edi Rama me votat e Ilir Metës ka kaluar 6 ligje duke sjellë këtë katrahurë në drejtësi. Qëndrimet e mia i kam të qarta. Nuk ma ka bërë syri tërr. Gjithmonë kam lënë të prevalojë interesi i Berishës, Por ky nuk është rasti. Pa të voglin hezitim kam marrë vendimin dhe do ta merrja edhe më të fortë nëse do të shpallesha unë non grata. Statuti i PD ia ka dhënë këtë të drejtë kryetarit të PD. Gjatë këtyre ditëve shumë demokratë që më kanë shkruar nuk arrijnë t’u besojnë veshëve si Berisha sulmon demokratët, mua dhe këdo tjetër që nuk është në rrugën e izolimit duke me thënë pse nuk e sulmon. Para 9 shtatorit Lulzim Basha kishte bërë aq shumë gjëra saqë Ramës do i duheshin 3 jetë për të më arritur. Pas 9 shtatorit unë jam i shitur, jam peng. Kësaj kulture politike duhej t’i vijë fundi dhe e kam bërë me vepra. Qytetarët dinë ta bëjnë shumë mirë dallimin. Sot ajo që kam bërë është t’i qëndroj besnik një modeli për ta çuar vendin përpara”- tha ai.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë