Për mediat televizive që e kanë të detyruar të lëvizin gjatë fundjavës kur është bllokuar qarkullimi i mjeteve privatë, kryeministri Rama kërkoi që të akreditohen automjetet e tyre. Përmes një postimi në “Facebook”, Rama tha se mediat duhet të drejtohen tek Drejtoria e Policisë së Shtetit.

 

“🔴 PËR TË KRYER SHËRBIMET E TYRE INFORMATIVE GJATË “SHTET-RRETHIMIT” TË FUNDJAVËS BRENDA PERIMETRIT TR-DR MEDIAT TELEVIZIVE DUHET TË AKREDITOJNË AUTOMJETET E TRUPAVE TË TYRE, PRANË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT NË TIRANË

🔴 NDJESË 1000 HERË PO KJO LUFTË NUK FITOHET NDRYSHE🙏”

 

Më herët ai njoftoi se nga e premtja në orën 06:00 dhe deri të dielën në mesnatë nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve privatë në Tiranë e Durrës, mes Tiranës e Durrësit dhe në Shkodër, Elbasan, Lezhë, Lushnje dhe Fier.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re