Kryeminstri Edi Rama ka deklaruar edhe njëherë se punonjesit e medias nuk do të përfshihen në skemën financiare të qeverisë.

Kryeministri tha se “qeveria nuk do të financojë emisionet komerciale”, por la të kuptohet se mund të ketë mbështetje për gazetarët.

Kryeministri tha se mediat nuk do të mbështeten me grante, por mund të marrin kredi.

“Mediat janë biznese të mëdha. Qeveria nuk mbështet dot me grante por ka vënë në dispozicion një garanci sovrane, të marrin kredinë dhe të paguajnë punonjësit e tyre. Përsa i përket gazetarëve kjo është temë tjetër. Emisionet komerciale nuk janë problem i qeverisë. Do të ndihmojmë ata që janë për ekzistence, apo ata që do kalojnë nga jeta shumë cilësore në një jetë ndryshe”, tha Kryeministri.

Sipas të dhënave zyrtare, janë 6120 punonjës të medias në Shqipëri me rreth 15 mijë familjarë të cilët rrezikohen nga situata e shkaktuar nga koronavirusi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re