4 prill Hap dyert materniteti i ri i Beratit, një spital i ndërtuar me standardet më të mira ndërkombëtare, për shëndetin e nënave të reja dhe të porsalindurve të krejt qarkut të Beratit.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizituan sot ambientet e reja të këtij materniteti, i ndërtuar me standardet më të mira.

“Kështu merr fund edhe një rekord i absurdit të politikës nongrata, e cila e la këtë qark pa maternitet me vendimin qorr për tjetërsimin e maternitetit të vjetër në objekt privat”, tha Rama, ndërsa shtoi se “vazhdon puna për ndërtimin e krejt rrjetit të ri modern të Materniteteve dhe Pediatrive në vend, me investime transformuese nga veriu në jug”.

Ndërkohë në bashkëbisedim me mjekët, Rama siguroi se në qershor do të bëhet rritja tjetër e pagave, siç ishte premtuar.

“Kemi fazën tjetër, rritja e mëtejshme e pagës në qershor siç e kemi premtuar. Me gjithë vështirësitë që na krijon kjo situatë do ta bëjmë edhe rritjen e pagave për mjekët, infermierët e ushtarakët”, tha Rama.

(vijon)

/m.m/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re