Kryeministri Edi Rama ka marrë masa akoma më drastike për këmbësorët.

Rama bën me dije se nga nesër dalja e këmbësorë do të kufizohet vetëm në fashat orare 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00.

Gjithashtu shefi i qeverisë bën me dije se do të ndalohet dalja në këmbë rrugëve me persona të tjerë në krah.

“Mesa duket nuk po kuptohemi siç duhet me disa që s’duan ta marrin vesh se nuk është kohë shëtitjesh

Nga nesër dalja e këmbësorë do të kufizohet vetëm në fashat orare 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00

Nga nesër do të ndalohet dalja në këmbë rrugëve me persona të tjerë në krah!

Shkelja e këtyre rregullave do të ndëshkohet me gjobë 10.000 lekë dhe shkelësit nuk do të marrin asnjë ndihme shtetërore nga paketa financiare e solidaritetit në kushtet e kësaj lufte!

Boll! një pakicë e vogël fare individësh të papërgjegjshëm nuk mund të sabotojnë sakrificën e një populli të tërë, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të njerëzve të tjerë!

Ndjesë 1000 herë po kjo është luftë dhe s’ka asnjë rrugë tjetër!

Frikë aspak, kujdes po! Me hir ose me pahir! Dielli aty do jetë prapë, ndërsa jetët e humbura nuk kthehen më!”, shkruan Rama. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re