Skip to content

Rama “merr në dorë” drejtuesit, kush është kreu i ri i IKMT në Vlorë që dha dorëheqje të detyruar nga Kadastra

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar ndryshime të tjera tek drejtuesit vendor në Vlorë. Pasi emëroi Pranvera Resulaj në drejtim të Tatimeve, Afrim Qëndron si nënkryetar bashkie, Rama vendosi edhe se kush do të drejtojë IKMT.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit tashmë do të drejtohet nga Klodian Troci. IKMT do të përfshijë si nëndrejtori një sërë inspektoriatesh dhe në krye të tyre do të vendoset Klodian Troci, i cili është zgjedhur nga vetë Rama.

Kujtojmë se Klodian Troci ka qenë në krye të kadastrës Vlorë, ndërsa është një nga të shumtët emra të larguar nga Kadastra në muajt e fundit. Nga Kadastra, Troci ka qenë një nga emrat që nuk ka dhënë dorëheqjen me dëshirë, por të detyruar. Asokohe u diskutua dhe vendosmëria e Tocit për të mos lënë zyrën.

Përtej gjithë ndryshimeve në Bashkinë Vlorë, ende mbetet e paqartë se cila është arsyeja e ndryshimeve. Ajo çfarë thuhet nën zë në Vlorë është se me gjithë ndryshimet ai që fiton terren dhe vendos është i deleguari politik Damian Gjiknuri.

/faxweb