Në betimin e këshilltarëve të rinj kryebashkiak ka marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Edi Rama.

Rama tha se këshilltarët duhet të jenë aktiv dhe të njohin çdo pëllëmbë dhe familje të zonës së tyre.

“Është e papranueshme që kontributi i këshillit bashkiak të jetë vetëm pjesëmarrja në mbledhje.

Është e pakuptimtë dhe e pajustifikueshme që këshilltarët të mos njohin çdo pëllëmbë dhe familje të zonës, të mos jenë pika e referimit të çdo banori që ka nevojë të kontaktojë me përfaqësuesin e vet bashkiak.

Qeveria dhe Bashkia kanë punuar mirë, por ka vend për të punuar edhe më mirë.

Bilanci deri këtu është pozitiv, por nevojat janë shumë dhe nevojat e njerëzve janë shumë më shumë”, tha Rama. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re