Skip to content

Rama merr vesh lajmin për Bashën në kafe: Qenka marrë i pandehur për pastrim parash? Ai ka dalë 7 herë dhe ka thënë gjëra të ndryshme, imagjino ta kishim bërë ne çdo kishte ndodhur

Në një bashkëbisedim me banorë të njësisë Nr.11 në kryeqytet, me të cilët konsumoi edhe kafen e mëngjesit, Edi Rama iu kthye sërish situatës politike.

Ai foli sërish për presidentin Meta, e nismën e Kuvendit për ta shkarkuar, por edhe për kryedemokratin Basha.

Në kafe dikush i tha se një ditë më parë Bashën e kishte thirrur të pandehur Prokuroria e Tiranës për çështjen e lobimit në SHBA me para ruse.

Kryeminsitri u habit dhe pranoi se një gjë të tillë po e merrte vesh tani, pasi nuk e kishte lexuar më parë.

“Pse është marrë i pandehur ai? Se paskam parë këtë lajm”, tha Rama, e më tej pyeti Ulsi Manjën për akuzën.

Ky i fundit tha se akuzat janë dy: Falsifikim formulari dhe pastrim parash.

“Ai ka dalë 7 herë dhe ka thënë gjëra të ndryshme”, tha Rama në lidhje me lobimin me para ruse.

DEBATI

Rama: Po çfarë Prokuroria, se më thanë që ishte ngritur e kishte thënë…

Manja: Po dhe më e bukura se dje më kishte përmendur mua për dosjen 184, si mund ti besoni atij i thashë, se unë nuk jam marrë ala i pandehur, edhe flet për ne.

Rama: Po pse është marrë i pandehur tani?

Manja: Po po.

Rama: Po cfarë është akuza, se nuk e kam pa?

Manja: Po është për falsifikim formulari dhe pastrim parash.

Rama: Po është pastrim parash i pastër ai, minimumi pastrim parash, imagjino ta kishim bo ne se cfarë do kishte ndodhur.

Manja: Kushedi ku do ishim.

Veliaj: Do ishim ekzekutuar.

Rama: Më kishte shkruar njëri një të bukur në Facebook. thoshte se “Luli eksperiment i Rusisë, për të parë deri në çfarë pike mund ta duroj mileti një njeri kot pa u çmend”.

Veliaj: Ty të vjen kush për vaki, hedh 10 mijë lekë dhe e mban mend, ty të fusin miliona në llogari dhe nuk e mbake mend.

Manja: Është e qëllimshme, nuk i kanë raportuar.

Rama: Nuk është punë raportimi, por duhet të tregojnë nga i kanë nxjerrë. U mblodhën 100 bamirës në Nju Jork për të mbështetur gjeniun e zhvillimit dhe nuk i njeh.