Kryeministri Edi Rama i ka adresuar një mesazh të qartë të gjithë administratorëve të bizneseve që hapin dyert për mbledhjet politike, në kuadër të fushatës, pasi do jenë ata që do paguajnë.

Më pas Rama ka kujtuar se edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, sipas tij ka thyer masat anti COVID, duke e konsideruar atë si një shembull katastrofik dhe fatkeqësi.

Po ashtu një thirrje Rama pati edhe për partitë kryesore politike, që sipas tij duhet të bien dakord se si do ia bëjnë deri në 25 prill.

Rama: Ata të cilët iu hapin dyert e lokaleve këtyre politikanëve nuk duhet t’ia hapin se janë ata që paguajnë. Ata dëmtohen, ata që rrezikojnë t’u mbyllet biznesi dhe duhet ta refuzojnë këtë gjë.

Kur mendon që presidenti, babai i gjithë kësaj familje, rojtari i të gjitha palëve, garanti i shëndetit kushtetues është i pari që jep shembullin katastrofik, kjo është fatkeqësi.

Unë bëj atë që t’ju kujtoj të gjithë kolegëve të mi, që nuk na duhen ata që humbasin nga kontakti me më shumë se 10 vetë përballë shëndetit të njerëzve. Në djall vafshin të gjithë, kjo është A dhe ZH.

Është një sfidë shumë e madhe dhe po mendoj se di si mund të realizohet në kushtet e kësaj lloj hapësire shumë të ngushtë njerzillëku në skenën politike, që forcat politike, të paktën ato kryesore të merren vesh se çfarë do bëjmë deri në 25 prill.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re