Kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e së enjtes se Lulzim Basha dhe partitë e opozitës duhet të bashkohen me institucionet në luftën kundër koronavirusit.
I pyetur nëse kishte një mesazh për Bashën, kreu i qeverisë tha se mesazhi është i njëjtë si ai pas tërmetit të 26 nëntorit.
“Kam një mesazh që do të kishte një njeri normal në një kohë anormale.
Është koha për të qenë një dhe një opozitë e përgjegjshme është ajo që kur ka diçka për të propozuar nuk e bën në TV por vjen në institucione.
Por jo një opozitë që del flet për maska të skaduara, kur Kanadaja dhe Spanja kanë shpërndarë të gjitha masat stok me afat të kaluar.
Pra nuk del e prezanton platforma opozitare dhe politike” , tha Edi Rama në studion e Opinion.