Në një takim me gra dhe vajza laprakase, kryeministri Rama u tha se atyre se mbyllja e lojrave të fatit do jetë një dhuratë për to për festat e fundvitit.

“Mbyllja e lotove do të jetë një dhuratë për çdo familje për Vitin e Ri”, theksoi shefi i qeverisë, duke marrë në konsideratë sentimentet e tyre karshi këtij fenomeni, pasi janë ato “viktimat” e këtij vesi  me meshkuj në shtëpi që zhyten me kokë në lloto apo në lojra bixhozi.

Rama tha se lojrat e fatit janë financuese të krimit të organizuar, e që të dyja arsyet sipas tij e bënë të domosdoshme mbylljen përfundimtare të tyre. Prej 1 janarit, nuk ka më lojra fati – theksoi Rama.       

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re