Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

 

Pas qëndrimit të mbajtur nga rektori në lidhje me çështjen e problemeve të studentëve, Rama në një postim në “Twitter”, shprehet se e mëshiron pafytyrësinë e dyfytyrtë.

 

Krahas ironisë, Rama thekson më tej se shumë shpejt do të jetë në auditore të ndryshme ndërsa shrpeson që rektori të ketë kurajon që t’ia thotë në sy akuzat.

 

“Zoti Rektor i UT, unë e mëshiroj pafytyrësinë Tuaj të dyfytyrtë dhe reagimin Tuaj tipik për burrat rrëshqanorë! Sidoqoftë,unë shumë shpejt do të jem auditor më auditor,ku shpresoj të keni kurajon të m’i thoni në sy veshëgjatësitë e shkruara në reagimin Tuaj që flet vetë për Ju”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re