Kryeministri Rama ka ofruar një risi në rrjete sociale, duke formuluar një tekst me shkrim dore. Fjalët janë një ftesë për pjesëmarrje në nisjen e punimeve të Rrugës së Arbrit, thënë në stilin e tij.

“Çdo dibran që më ka telendisur në Facebook me sharje e tallje për Rrugën e Arbrit i ka hallall të gjitha, po erdhi të dielën në Peshkopi (10.30) dhe në Klos (12.00) për fillimin e punimeve të pritura në 100 vjet. Fjalët mbrapsht kush nuk çon të paktën një buzëqeshje në Facebook në pamundësi për të ardhur”, shkruan Rama.

Telendisja në fakt, më shumë për Rrugën e Arbrit, mund të ketë ardhur dhe nga gjendja aktuale e aksit Burrel-Bulqizë, një katastrofë rrugore si pasojë e amortizimit ekstrem, ardhur nga trajlerat e kromit vitet e fundit. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re