Skip to content

Rama mesazh Metës nga Përmeti: Pluralizëm nuk do të thotë të dalësh mbi ligjin, pse ke kaq shumë frikë nga drejtësia?

96a1abcf8272893df873b31883d7bc11 L

Kryeministri Edi Rama sot është zhvendosur në qarkun e Gjirokastrës për të zhvilluar takimet elektorale në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, për të cilat shprehet i vendosur që do të realizohen, pavarësisht dekretit të Presidentit, që i anuloi.

Kryeministri Rama nga Përmeti,i dha një mesazh Metës duke thënë se pluralizëm nuk do të thotë të dalësh mbi ligjin.

“Pluralizmi është rënia e të gjithëve në një mendje që jetojmë në një shoqëri ku secili ka të drejtë të zgjidhet, por populli ka të drejtën që të zgjedhë. 

Pluralizmi nuk është imponim i pakicës mbi shumicën apo e kundërta duke dalë mbi ligjin.

Janë bërë si enversitët, njëlloj si ky shoku i Tërmetit, Tritani, më ekstremistë dhe qorra të asaj kohe, pasi të tjerët e kuptuan që bota ndryshoi” tha ai.