Kryeministri, Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të politikanit të njohur kosovar, ish kryeministrit Bujar Bukoshi.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e ka përshkruar Bukoshin si një “shqiptar të mirë, politikan të rafinuar dhe njeri të ndjeshëm”.

“U prehsh në paqe!  Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe Kosovës për humbjen e një shqiptari të mirë, politikani të rafinuar e njeriu të ndjeshëm si Bujar Bukoshi,” – shkruan Kryeministri Rama.

Bujar Bukoshi ka qenë një nga figurat kyçe në historinë politike të Kosovës, sidomos gjatë viteve të vështira të rezistencës dhe shtetformimit. Ai ka mbajtur detyrën e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës në ekzil gjatë viteve ’90 dhe ka kontribuar në proceset demokratike të vendit pas çlirimit.

Ndërkohë që lajmi për ndarjen nga jeta të Bukoshit ka sjellë reagime të shumta nga personalitete të politikës në të gjithë hapësirën shqiptare, mesazhi i Kryeministrit Rama nënvizon respektin e thellë për kontributin e tij.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko