Kryeministri Rama ka përkujtuar politikisht 2-vjetorin e votimit të reformës në drejtësi, duke përcjellë një mesazh thumbues për opozitën.

“Fiks dy vjet më parë kaloi pas njëmijë qametesh Reforma në Drejtësi. Sot pastrimi i llumit të madh ka nisur pa ndalim. Ndërsa ata njësoj si atëherë i bien njëri gozhdës e tjetri patkoit dhe po njësoj SHBA-BE u kërkojnë t’i thërrasin mendjes. Sa gjynah për këdo i beson e dëgjon ende”, është shprehur Rama.

Mesazhi i Ramës vjen në kohën kur opozita po tenton të intimidojë procesin e vettingut duke e konsideruar atë si process me selektivitet politik.  

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re