Pas një periudhe përplasje mes tyre, tre krerët më të lartë të shtetit presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlmaentari Gramoz Ruçi janë bërë bashkë duke u ulur në një tryezë.
Shkak për uljen në një tryezë është bërë mbledhja e Këshillit të Integrimit, një strukturë që drejtohet nga Parlamenti, ku kryetarë janë Rudina Hajdari dhe Taulant Balla. Takimi i sotëm i Këshillit po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve dhe se po diskutohet për çështjen e integrimit, ku po vlerësohet edhe pakti i arritur për reformën zgjedhore.
/shqip
