Kryeministri Edi Rama këtë të martë do të takohet në Athinë në orën 13:30 me orën lokale me homologun e tij grek Kiriakos Micotakis, takim i cili pritet që të zgjasë një orë.
Gjatë paradites kryeministrat do të mbajnë gjithashtu një fjalim në samitin e katërt Europë- vendet Arabe që po zhvillohet sot në Athinë ku në fokus është rritja e bashkëpunimit dhe investimeve.
Ky eshtë takimi i dytë mes dy kryeministrave, pas atij në Neë York të zhvilluar dy muaj më parë gjatë punimeve të asamblesë së përgjithshme të OKB-së.
Shefat e qeverive do te diskutojne në Athinë gjerësisht të gjitha ceshtjet e mbetura pezull mes dy vendeve. Në fokus të bisedës, raporton Vizion Plus, do të jetë marrëveshja e pafinalizuar e detit, bisedimet për të cilën rinisën gjatë qeverisë së mëparshme të Aleksis Tsiprasit dhe u ndërprenë pas largimit nga detyra të ministrit të jashtëm Nikos Kotzias.
Por për Athinën zyrtare nuk bëhet fjalë për të rinisur bisedimet aty ku ato u nderprene pas negociatave mes ish kryediplomatëve Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati. Kryeministri Micotaqis dhe partia e tij Demokracia e Re kërkojnë vënien në zbatim të plotë të marrëveshjes detare të nëshkruar në vitin 2009 nga e njëjta parti qe ne ate kohe drejtohej nga Karamanlis ndersa u nënshkrua nga ministrat te kohes Dora Bakojani dhe Lulzim Basha.
Kjo marrëveshje u dërgua në gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Por mes Rames dhe Micotaqis do të diskutohen dhe cështje të tjera të rëndësishme, sic është rinënshkrimi i marrëveshjes së fqinjësisë së mire mes dy vendeve, shton me tej Vizion Plus ne raportimin e vet.
Nga ana tjetër Kiriakos Micotakis do të parashtrojë kërkesat e Athinës zyrtare në lidhje me të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.
Por pas samitit të Brukselit të 17-18 tetorit ku Greqia pretendon të ketë mbështetur celjen e negociatave për Shqipërinë, kreu i qeverisë greke nuk ka kursyer kritikat ndaj Tiranes.
