Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e parë të qeverisë u ka dhënë porosi ministrave që të mos merren me akuzat e opozitës, pasi sipas tij askush nuk ka asnjë orë kohë për të humhur.

Më tej u ka kërkuar që të mos shkelin ligjin, pasi do të përballen me pasojat, por u shpreh se do të mbështes dhe do të mbrojë këdo kur sulmohet padrejtësisht. Në fund u kërkoi të gjithëve që të mbajnë larg familjet nga zyrat e shtetit dhe të mos bëjnë favore për askënd.

Politika nuk ka lindur si një mollë sherri, por si një mundësi që qeniet njerëzore të bëjmë punë. Ne kemi 4 vite kohë për t’i bërë gjërat që nuk janë bërë siç nuk janë bërë me parë. Nuk duhet të humbasim asnjë orë kohë për akuzat e opozitës, e lagu s’e lagu.

Shumë shpejt do të kemi një faqe online të re dhe çdo ministër duhet që çdo ministër do të përgjigjet me shkrim për çdo akuzë dhe do të mbajë përgjegjësi ligjore dhe morale. Unë po të jap një porosi, ministër nuk bëhesh vetë dhe të bën kryeministri. Kush shkel në dërrasë të kalbur punën e ka me organet ligjzbatuese.

Kjo është porosia ime, unë do të mbështesë të gjithë për të arritur objektivat e përbashkëta. Do të ruaj të gjithë, por askush nuk duhet që askush të shkel në dërrasë të kalbur. Familja ime nuk ka punë me shtetit, ndaj u lutem që të mbani dhe ju larg familjet tuaja dhe të mbani larg familjet nga zyrat e shtetit”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re