Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mirënjohje Presidentes Von Der Leyen dhe liderëve anëtarë të vendeve të BE për mesazhin e fortë të solidaritetit me Shqipërinë në këtë kohë dramatike pas tragjedisë që shkaktoi tërmeti.

 

Në një postim në Twitter, Rama ka shprehur falenderime edhe për vendimin e mbajtjes së Konferencës së Donatorëve në Tiranë.

 

“Mirënjohje Presidentes Von Der Leyen dhe liderëve të vendeve anëtare të BE për mesazhin e fortë të solidaritetit me Shqipërinë në këtë kohë dramatike e përcaktuese pas tragjedisë që shkaktoi tërmeti. FLM edhe për vendimin e mbajtjes së Konferencës së Donatorëve në Tiranë”

 

Mirënjohje Presidentes Von Der Leyen dhe liderëve të vendeve anëtare të BE për mesazhin e fortë të solidaritetit me Shqipërinë në këtë kohë dramatike e përcaktuese pas tragjedisë që shkaktoi tërmeti🙏FLM edhe për vendimin e mbajtjes së Konferencës së Donatorëve në Tiranë🇦🇱🤝🇪🇺

— Edi Rama (@ediramaal) December 13, 2019

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re