Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Shqipëri në kuadër të vizitës zyrtare në vendin tonë.

Avioni i Presidentit Erdogan u ul në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në orën 10:20, rreth 55 minuta me vonesë nga sa ishte parashikuar në axhendë.

Kreu i shtetit turk u prit në aeroport nga Kryeministri Edi Rama me ceremoni zyrtare. Mes dy liderëve pati një takim miqësor.

Të pranishëm në aeroport ishin edhe ministrat e kabinetit qeveritar dhe anëtarë të tjerë delegacionit turk e shqiptar.

Më pas, Erdogan dhe Rama u nisën drejt Laçit për të inauguruar 524 apartamente të financuara nga qeveria turke pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019.

AXHENDA E VIZITËS SË PRESIDENTIT TURK NË TIRANË

10.20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç

Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të

Republikës së Turqisë

13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama

15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve  + konferenca e përbashkët për shtyp

16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut

17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re