Kryeministri i vendit Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ditën e sotme ndodheshin në spitalin Memorial rajonal të Fierit, ku u shpërndanë kartat e Autonomisë Spitalore edhe për 4 spitale të tjera rajonale, Durrësit, Vlorës, Shkodrës dhe QSUT.

Nga Fieri, kreu i qeverisë tha se shërbimi në spitalt shtetërore është përmirësuar dhe tani krahasohen e dhe me spitalet më të mira private.

Lexo edhe :Related Posts

Ai gjithashtu tregoi se gjatë vizitës së tij në Mynih ishte takuar me mjekë shqiptarë, që punonin aty, por i kishin shprehur dëshirën për tu kthyer dhe për të punaur në sistemin shëndetësor shqiptar.

Rama: Një prej tyre tha “kam kaq vite në Gjermani, punoj në spitalet më prestigjioze, kam kushte të mira dhe paguhem njësoj si një mjek gjerman. Por jam bosh. Kur mendoj që ikën 14 vjet dhe këshu mund të ikin dhe shumë të tjera, një ditë të bukur mund të gjendem në kushtet e pensionit pasi kam kaluar gjithë ditën nga shtëpia në spital nga spitali në shtëpi, kam frikë se do të kem një hall shumë të madh. Dua të kthehem dhe të punoj në Shqipëri”.  Kjo ndjenja e boshllëkut mund t’i vihet në shërbim vendit. Konkluzioni në të cilin ata kishin dalë për tu kthyer vinte dhe si rezultati i faktit që kishin parë situatën e disa spitaleve. Kemi hyrë fshehur për të parë se çfarë bëhet sepse nga TV nuk e besonim dot që ishin të vërteta./ 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re