Sekretari për çështjet e ligjore në PD, Çlirim Gjata ka folur për vendimet e Komisionit të Venecias duke thënë se Rama kishte qëllim të spostonte presidentin sikur po luhet domino. Në fjalën e tij për “Fax News”, Gjata foli edhe për ligjin “Anti shpifje” duke thënë se ishte ti mbyllte gojën medias, por mori “grusht të réndë” sepse u konsiderua si shkélje e fjalës së lirë.

“U bë njëherë Reforma në Drejtësi, nuk mjaftoi kjo që i bëri 40 ligjet siç deshi Edi Rama, por tani edhe në implementimin e tyre po ndërhyn që të kapë institucionet e drejtësisë. Tek Gjykata Kushtetuese, presidenti nuk fali. Ky është thelbi i Venecias. Tek “Antishpifja”, nëse ka kund media propagandistike, naziste është media e Edi Ramës vetë. Më thoni ka bërë gjë tjetër Rama përveç se ka prishur, shkátërruar dhe ka bërë propagandë?

Ky ligj ishte që ti mbyllte gojën medias dhe këtu mori një grusht të réndë sepse u quajt shkelje e fjalës së lirë. Pastaj kemi dhe moment tjetër në Venecia, çështja e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Përveç se donte të sposonte presidentin, donte t’ia hidhte a thua se po luajnë tavëll apo domino që ti merrte anëtarët”, tha Gjata.

Ndër të tjera, Çlirim Gjata përmendi edhe Reformën në Drejtësi duke thënë se “e bënë si sytë që ti plásin” pasi sot kemi mbetur pa gjykata dhe institucionet kryesore në drejtësi.

“A ishte ti bashkë me 2-3 të tjerë, bashkë me Dovran e kompani që bëtë Reformë në Drejtësi, ishin personat kryesorë të zgjedhur me dorë nga Edi Rama për të bërë Reformën në Drejtësi. Çfarë bënë, e bënë Reformën në Drejtësi si sytë që ti plásin se jemi pa gjykata sot dhe zunë vendet drejtuese. Po ka konflikt interesi dhe tani në KLP nuk ka prokurorë. Kemi që në janar 2019 kur u krijuar KLP, nuk ka mbaruar SPAK-u. Një vit e gjysmë nuk bën dot SPAK-un. Nuk kemi BKH, prokuroritë janë copë copë. Në këto kushte, tani i doli gjumi që vetting ka bërë shkarkime të gabuara”, tha Gjata.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re