Shoqata për mbrojtjen e Drinit të Zi ka zhvilluar një protestë ditën e sotme kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës, një projekt që pritet të përmbysë plot 35 fshatra nëse vihet në zbatim.

Banorët kanë kundërshtuar projektin që supozohet se do të sjellë përfitime energjitike për vendin, duke thënë se ky projekt do të zhdukte krahinën e Dibrës dhe do të shkatërronte çdo lloj ekonomie të banorëve të zonës.

Protestuesit kanë kërkuar që qeveria të heqë dorë nga ideja për ndërtimin e Skavicës ose ndryshe do të kishte përshkallëzime të protestave deri në bllokimin e rrugëve kryesore kombëtare.

“Mos luaj me Dibrën se do luash me veten. Mos luaj me gjakun e të parëve tonë se do përfundosh atje ku nuk e mendon. Hajde e fol me popull se nuk mund ta bësh në këtë mënyrë. U bëj thirrje të gjithë deputetëve të PD e të PS që janë dibranë, të vijnë këtu. Nuk jemi ne ata që na marrin nëpër këmbë dhe na frikësojnë. U bëjmë thirrje qeverisë të vijnë këtu ose ndryshe do bllokojmë çdo rrugë. Përmbyten 35 fshatra. Boll e ke plaçkitur Shqipërisë”– u shpreh njëri prej protestuesve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re