Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për mediat jashtë Parlamentit, teksa ka komentuar edhe mungesën e kryeministrit Edi Rama në seancë, ku ishte kërkuar interpelancë me të.

Basha tha Rama përdori vizitën e Blinken për t’u fshehur nga një detyrim kushtetues, teksa shtoi se atij i intereson të mos ketë parlament.

“Nikolla përdori vizitën e Blinken si justifikim pse Rama nuk i përgjigjet kërkesës së PD për interpelancë urgjente. Numri 2 i qeverisë të tij e akuzoi si përfituesi kryesor i inceneratorëve.

Rama përdori vizitën e Blinken për t’u fshehur nga një detyrim kushtetues, që tregon teatrin e shpifur që lugët këtu. I intereson të mos ketë parlament dhe të mos ketë detyrimin të japë llogari para

Skenari zbatohet nga deputetë të tjerë të opozitës. PD nuk dorëzohet patra teatrit që luajnë me njëri tjetrin. PD do dorëzojë në SPAK javën e ardhme padi duke përfshirë deklaratat e Ahmetajt”, tha Basha. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re