Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto nga samiti i NATO-s në Lituani. Në krah të tij gjenden senatorë amerikanë, Niko Peleshi, kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni dhe Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

 

Rama shkruan se në fokus të bisedës me senatorët amerikanë ishte situata e krijuar në veri të Kosovës.

 

“Vilnius, Lituani – Me delegacionin e Senatorëve Amerikanë në Samitin e NATO-s, në një takim të kërkuar prej tyre nisur nga shqetësimi për situatën në Veriun e Kosovës dhe qasjen jokonstruktive të palëve, e cila ka çuar në një përshkallëzim të rrezikshëm që duhet ndalur një orë e më parë, për t’u kthyer në tryezën e Dialogut duke finalizuar Marrëveshjen e Normalizimit.”,  shkruan Rama.

 

Në një intervistë më herët, Rama shprehu se situata në veri të Kosovës mund të bëhet e rrezikshme, ndaj duhet që NATO të ketë një qëndrim më të fortë përmes KFOR.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re