Skip to content

Rama ndan foto nga takimi në Tel-Aviv: Lider botëror në Sigurinë Kibernetike

Prej dy ditesh kryeministri, Edi Rama ndodhet ne nje vizite zyrtare ne Izrael.

 

Ne Tel-Aviv, kreu i qeverise zhvilloi nje vizite ne nje nga kompanimite nderkombetare,  udheheqese ne sigurine kibernetike , “Chechk Point”.

 

Kreu i qeverise eshte pritur nga themeluesi i saj, Gil Shwed.

 

Teme e bisedes ishte siguria dhe mbrojtja e sistemeve online nga sulmet kibernetike.

 

“Një vizitë tejet mbresëlënëse në kompaninë CheckPoint, lider botëror në Sigurinë Kibernetike, ku pata privilegjin e takimit me themeluesin e saj, legjendën e teknologjisë së lartë në Izrael, Gil Shwed”, shkruan Rama.

 

Vizita vjen ne nje çast kur qeveria ne bashkepunim me SHBA dhe institucione te tjera nderkombetare po bashkepunon ne forcimin e mbrojtjes kibernetike.

 

Dy vite me pare portali qeveritar E-Albania u sulmua nga hakera iraniane, qe solli edhe nderprerjen e marredhenieve diplomatike me Republiken Islamike.

 

Vizita e Rames ne Izrael dhe takimet me fokus te siguria kibernetike perkon edhe me kontrollin e policise ne kampin e muxhahedineve ne Manez.

 

Arsyeja  e sekuestrimit te serverave dhe pajisjeve elektronike ne brendesi te kampit, erdhi pas dyshimeve se anetare te mek kishin ngritur nje qender te sulmeve kibernetike ndaj vendeve te ndryshme.