4 prill Kryeministri Edi Rama inspektoi sot kantieret e Rilindjes Urbane në Berat, ku po vijon faza e dytë e investimeve që po transformojnë qytetin.

Në përfundim të axhendës intensive në qytetin e “Një mbi një dritareve”, Kryeministri zgjodhi të ndante një moment pikant, ku shihet teksa lidh këpucët.

“Ai momenti kur ti sheh topin dhe dikush të thotë kujdes lidhësen e këpucës”, tha Rama, duke ndarë foton.

Kryeministri ishte sot në Berat ku fillimisht përuroi godinën e re të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Në vijim, ai inspektoi punimet në sheshin “Selamllëkut” dhe në zonat rreth Muzeut Etnografik, punimet për parkingun nëntokësor, si dhe kantierin e ndërtimit të Unazës së re të qytetit.

Po ashtu ai pa nga afër Maternitetin e ri të Beratit, një spital i ndërtuar me standardet më të mira ndërkombëtare./m.m/j.p/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re