Skip to content

Rama ndan ngushëllimet për Artur Zhejin: Lamtumirë mik kohësh të tjera

IMG 7059 750x375 1

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, i ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur Artur Zheji, duke shkruar: “Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin”.

Zheji humbi jetën pasi pësoi probleme shëndetësore gjatë një dreke me familjen në një restorant pranë rrugës “Butrinti” në Sarandë. Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit të qytetit, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin.

Sipas të dhënave paraprake, shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë arresti kardiak.