Skip to content

Rama ndan pamje nga kantieri i gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas: Një investim që do të mirëpresë mbi 800 nxënës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në kantierin e gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ky investim do të mirëpresë mbi 800 nxënës.

“Mirëmëngjes dhe nga kantieri i gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas, një investim që do të mirëpresë mbi 800 nxënës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.